Konflikti në Lindje, Presidenti i SHBA-ve bën thirrje për armëpushim

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërkuar armëpushim pas 8 ditëve dhunë dhe luftë mes Izraelit dhe militantëve palestinëzë në Gaza.

Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se, Shtetet e Bashkuara po punonin me Egjiptin dhe vendet e tjera në ndalimin e luftimeve, informon albeu.com.

Por SHBA bllokoi përsëri një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Konflikti është tani në javën e tij të dytë, dhe nuk ka shenja që tregojnë se lufta nuk po mbaron, informon albeu.com.

Të paktën 212 njerëz, përfshirë 61 fëmijë, kanë vdekur në Gaza, dhe 10, duke përfshirë dy fëmijë, në Izrael.

Izraeli thotë se shumica e të vrarëve në Gaza janë militantë dhe se çdo vdekje civile ka qenë e paqëllimshme.

Por Hamas, grupi militant që drejton territorin, e kundërshton këtë./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 08:21