Ish-ministri Ilir Beqaj, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.
Ai u shpreh se prokuroria në 50 muaj, nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterilizimeve.
Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.
Ilir Beqaj: “U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditë qëndrimit që ka një pacient në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve. Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë”.
Keni bërë ju hetim administrativ?
Ilir Beqaj: “Unë e vura në punë dhe që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta. Në 50 muaj prokurorët nuk ishin në gjendje të bëjnë dy vlerësime që bëhet për çdo PPP, vlera e parasë dhe se si është materializuar ndarja e riskut midis privatit e publikut mbas 8 vitesh”.
Pse ia dhanë konsesionarit?
Ilir Beqaj: “Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj do të dalë e vërteta e përfitimeve që kanë pasur shqiptarët nga ky proces sterilizimi”.