Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi ka lexuar draft-opinionin që Venecia i ka përgatitur Gjykatës Kushtetuese, dokument i cili zyrtarisht do të miratohet nesër nga vetë komisioni.

Në të thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre.

Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë. /Abcnews.al


Shtuar 14.10.2021 09:28