Partia Socialiste, ka hedhur poshtë akuzat e kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë se po bllokojnë kërkesat për informacion.
Anëtari socialist i komisionit hetimor, Ilir Metaj, thotë se nuk është e vërtetë, pasi PS nuk po bllokon asnjë kërkesë për informacion, por duhet të gjendet konsensusi mes palëve.
“Nuk është asgjë e vërtetë. Si mund të refuzim për kërkesa, kur kom i paraqit në mbledhjen e radhës. Që të kryhet mbledhja e radhës duhet të këtë rend dite dhe të ketë një diskutim mes palëve. Nëse s’ka konsensus të dyja palët vijnë me propozim për rend dite dhe hidhen në votim. S’ka refuzim nga ana jonë”, tha Metaj.
Deputeti socialist akuzon kryetaren Albana Vokshi se përpiqet që të imponojë në komision opinion e saj për dy koncesionet që po hetohen, sterilizimi dhe check up. Metaj thotë se PS është atyr për të ushtruar detyrën konform ligjit dhe jo për të refuzuar.
“Nuk është aty si drejtuese për të zaptuar komisionin, apo për të imponuar atë opinion që ka në kokë, çfarë mund të bëjë një kryetare në drejtim të komisionit, kur kanë përcaktuar edhe vendimin, ajo është moderatore, jo imponuese e punimeve të komisionit. Ne nuk refuzojmë asgjë, jemi aty për të ushtruar detyrën tonë dhe do e bëjmë deri në fund.
Është një komision që duhet të funksionojë në bazë të konsensusit në planin e hetimit, sikurse edhe me miratimin e provave që do merren në shqyrtim. Rendin e ditës duhet ta vendosim bashkarish, nëse nuk gjejnë konsensus, rendi i ditës hidhet në votim. Nëse kryetarja nuk i di ose bën sikur s’di, kjo është përgjegjësi e saj. Ne do bëjmë detyrën tonë deri në fund”, shprehet Metaj.
Kryetarja Albana Vokshi, në një konferencë për mediat, akuzoi Partinë Socialiste se po bllokon kërkesat për informacion.