Kombëtarja largohet nga stadiumi pa bërë dush, çfarë turpi për Andorran

Shqipëria i nisi me këmbën e mbarë eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”, teksa mposhti Andorrën me rezultatin 1-0, fal një goli të Ermir Lenjanit në minutën e 41’.

Pas përfundimit lojtarët u larguan menjëherë me autobus, pa bërë dush. E çuditshme kur e dëgjon, por është e vërtetë!

Stadiumi i Andorrës ku u luajt ndeshja, “Estadi Comunal d’Andorra la Vella”, nuk ka dushe brenda.

Për këtë arsye, lojtarët e Kombëtares janë larguar nga stadiumi pa bërë dush, për ta bërë atë në hotelin ku do të qëndrojnë mbrëmjen e sotme. Gjithashtu edhe fusha ku u zhvillua ndeshja e sotme, ishte me bar sintetik.


Shtuar 25.03.2021 23:41