Pas largimit të teknikut Roberto Martinez, nga stoli i “djajve të kuq”, Kombëtarja belge po vijon kërkimet për një trajner të ri.
Sipas mediave belge, Rafael Benitez dhe Andre Villas-Boas konsiderohen kandidatë për postin, me të dy teknikët që aktualisht nuk janë duke punuar në asnjë ekip. Klubi i fundit i Benitez ishte Everton, nga i cili u shkarkua në janar 2022 dhe Villas-Boas u largua nga Marseille në shkurt 2021.
Ish-trajneri belg, Roberto Martinez, i cili është në krye që nga viti 2016, u largua nga ekipi pasi u eliminua nga Kupa e Botës 2022.
Ndërkaq, Federata e Futbollit të Belgjikës do të fillojë punën për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares jo më herët se 10 janari. /albeu.com