Kolonitë e karkalecave kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të fshatit Boshanj, në Kolonjë.
Banorët paralajmërojnë se rreziku po shtrihet edhe te vreshtat dhe plantacionet e lajthisë, ndaj kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Të lidhura
None found
Fermerët thonë se kjo dukuri po përsëritet për të tretin vit radhazi, por dëmet e regjistruara gjatë këtij sezoni janë më të rënda krahasuar me vitet e mëparshme.
Sipas tyre, puna dhe investimet e një viti të plotë po shkatërrohen në vetëm pak ditë, ndërsa spërkatjet e realizuara deri më tani nuk kanë rezultuar efektive.
Banorët theksojnë se shumë familje mund të mbeten pa prodhimet e nevojshme për konsum, si edhe pa rezervat ushqimore për blegtorinë gjatë dimrit.
Pas denoncimit të situatës nga banorët e Boshanjit, News24 kërkoi informacion pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë. Ky institucion është në dijeni të problemit, por deri tani nuk ka ndërmarrë ndërhyrje në terren.
