Nela: Deklarata e ministres serbe kërkon përgjigje të vendosur dhe anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në NATO

Fjalët e fundit të Snezhana Paunoviç, ministre në Qeverinë e Serbisë, kanë shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë dhe në rajon. Pasi ajo deklaroi se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, publicisti Milaim Nela ka vlerësuar se kjo nuk mund të konsiderohet thjesht një deklaratë mediatike, por duhet parë si një mesazh me peshë politike.

Të lidhura

None found

Sipas Nelës, qëndrime të tilla të artikuluara nga përfaqësues të lartë serbë duhen marrë me seriozitet. Ai konsideron se ato duhet t’i shërbejnë Kosovës për ta forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar, përfshirë edhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO, të cilin e sheh si garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Ai ka theksuar se Kroacia është shteti i parë anëtar i NATO-s që e ka shprehur dhe mbështetur këtë qëndrim. Nela ka kërkuar që Kosova të angazhohet më fuqishëm për këtë synim, ndërsa ka thënë se edhe Shqipëria duhej ta kishte kërkuar dhe lobuar këtë proces, përcjell “Bota sot”.

Publicisti ka kritikuar po ashtu qasjen e institucioneve shqiptare në raport me Serbinë, duke pohuar se deklarata të kësaj natyre nuk duhet të lihen pa reagim.

Shkrimi i plotë

Deklarata e ministreshes serbe për Kosovën, spastrimin etnik dhe veçanërisht synimin për ta ripushtuar atë sapo të largohet KFOR-i, që praktikisht është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, duhet të shërbejë si argument për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, si garanci për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial!

Kroacia është shteti i parë i NATO-s që e ka artikuluar dhe mbështetur këtë!

Kosova duhet ta synojë dhe ta kërkojë me forcë këtë!

Edhe Shqipëria duhej ta kishte kërkuar dhe lobuar këtë, por sipas Nelës kjo nuk mund të bëhet pa larguar nga pushteti Edi Ramën, të cilin ai e quan vasal të Serbisë, si edhe partinë e Miladinit dhe Dushanit!

Qëndrimi i Paunoviç nuk duhet trajtuar si një deklaratë e zakonshme për media, sepse nuk është i tillë!

Ai është shumë më tepër se kaq!


Shtuar 17.07.2026 10:11

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet