Koleksion armësh, zbulohet “strofa” e bandës së Durrësit (VIDEO)

Këto janë pamjet nga sekuestrimi i mjeteve që kishin në disponim banda e kriminelëve në Durrës.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se 17 anëtarët e bandës së Durrësit, kishin në dispozicion çdo lloj arme të mundshme për të kryer vrasjet që porositen nga Kasandër Noga.

Policia ka sekuestruar: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

 

 


Shtuar 4.10.2022 13:41