Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës dhe Sali Berishës për bashkinë e Kamzës.
Koalicioni opozitar kërkoi marrjen e ekspertit të huaj ndërkombëtar për ekzaminimin e votimit elektronik në Bashkinë Kamzë.
Sipas Kolegjit në bashkinë e Kamzës nuk do të zhvillohen zgjedhje të reja. Kryetar bashkie mbetet Rakip Suli./albeu.com/