Kokëulur për vrasjen e Kudret Saliajt, babë e bijë njihen sot me vendimin e Gjykatës

Kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Saliaj dhe vajza e tij Dhurata Saliaj. Mexhit Saliaj ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës.

Babë e bijë akuzohen si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë, ndërsa do të njihen sot me masën e sigurisë.

Prokuroria do të kërkoje “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes ne rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja ndodhi pak minuta para nisjes së seancës gjyqësore, pasi prej muajsh çifti Saliaj ishin në proces divorci. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Shtuar 8.06.2021 09:06