Policia greke ka arrestuar tre persona, mes tyre një shqiptar pasi shpërndanin lëndë narkotike.
Protothema.gr shkruan se në pranga ra një 35-vjeçar gre, një 31-vjeçar i huaj dhe 22-vjeçari shqiptar.
Gjatë kontrollit fizik të cilit i janë nënshtruar, në xhepat e tyre iu gjet një sasi kokaine me peshë 217 gramë, kanabis i papërpunuar me peshë 56.39 gramë dhe një sasi e vogël droge Ecstacy.
Gjithashtu iu gjetën 995 euro të ardhura nga shitjet e mëparshme si dhe u janë konfiskuar dy aparate celularë.
Ndaj dy autorëve është ngritur një dosje për posedim dhe trafik droge, me të cilën janë dërguar në prokurorinë penale të Spartës.
Një i ri shqiptar trafikonte kokainë
22-vjeçari nga Shqipëria është vënë në pranga nga Policia e Prokurorisë së Narkotikëve në Poligji, të cilët po ndiqnin lëvizjet e tij dhe e ndaluan për kontroll në zonën e Kallitheas në Halkidiki.
Të riut të huaj iu gjetën dy pako kokainë me peshë totale 11.7 gram, të cilat u konfiskuan si dhe 100 euro nga një blerje dhe shitje e mëparshme. 22-vjeçari u dërgua në prokurorinë publike të Serresit, i cili e ndoqi penalisht për trafik droge./Albeu.com/