Koka e groposur në Xarrë, reagon policia e Sarandës: Po hetojmë se kujt i përkasin

Policia e Sarandës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u raportua mbrëmjen e djeshme, 14 nëntor në Sarandë.

Në fshatin Xarrë, banorët konstatuan mbetje njerëzore të groposura pranë varrezave.

Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

NJOFTIMI I POLICISE

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Dyshimet kryesore janë  se mund të kemi të bëjmë me pjesë trupore të Fatmir Sulovarit ose Leonard Thodhorit, të zhdukur më 7 prill 2023.

Megjithatë pjesët e gjetura janë dërguar në morgun e qytetit, në pritje të ekspertëve mjeko-ligjorë nga Tirana të cilët pritet të mbërrijnë ditën e sotme./Albeu.com


Shtuar 15.11.2023 08:13