Pas deklaratës së sotme të kreut demokrat Lulzim Basha, ku tha se koha e Berishës ka mbaruar, ka reaguar Jozefina Topalli.
Topalli, në një status në Facebook, ku ka ndarë mesazhin e Bashës, thotë se ato deklarata vetëm sa kanë emrin e kreut demokrat, sepse sipas saj, shkruhen nga kryeministri Edi Rama.
“Deklarata e nates ka vetem emrin Lulzimit. Ate ia ka shkruar Edi Rama”, shkruan Topalli.