Basha: Berisha është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës, do ta këpus

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për media, para mbledhjes me grupin parlamentar, ku është shprehur se koha e Sali Berishës ka mbaruar.

Basha tha se Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Ramës dhe u zotua se do ta këpusë atë tub.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar dhe koha e mandateve të skaduara për përdorimin e PD-së dhe formumeve të saj për interesa personale të Berishës. Asgjë dhe askush nuk do të kthejë PD në buker për interesa të tij . PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri e demoktaci. Është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet. Halli më i madh i shqiptarëve është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, Berisha është kthyer në tub oksigjeni për Edi Ramën. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 17:54