Koçeku i drejtohet me letër të hapur Ramës: Qytetarët nuk gjejnë më frymëzim te politika e vjetër

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku ka publikuar një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama. Në këtë mesazh, ajo shpreh mbështetjen për protestuesit, akuzon qeverinë për mungesë dialogu me qytetarët dhe i kërkon kreut të ekzekutivit të dëgjojë zërin e tyre, duke e cilësuar dorëheqjen si një veprim në të mirë të përbashkët.

Mesazhi i plotë:

Të lidhura

None found

Zoti Kryeministër,

Mbasditja e sotme pritet të shënojë ditën e 24-t të një proteste ku dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh, të zemëruar dhe të rraskapitur nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të gjithë klasës politike të vendit.

Qytetarët ju kanë paraqitur një sërë kërkesash, por në vend të përballjes dhe llogaridhënies që ju takon si drejtues i shtetit, ju po përpiqeni padrejtësisht t’i fyeni, t’i rëndoni shpirtërisht dhe t’i denigroni, ndonëse ata po ushtrojnë një të drejtë themelore kushtetuese: protestën.

Populli shqiptar ruan një mirënjohje të thellë për SHBA-në dhe kjo protestë nuk është aspak kundër tyre, por kundër sistemit të brendshëm të ngritur ndër dekada mbi frikën, servilizmin dhe tjetërsimin e qenies shqiptare. Është një sistem ku, pavarësisht iluzioneve të para që pata, nuk e gjeta veten, të paktën jo si pjesë e një partie të caktuar.

Që prej momentit kur u bëra fizikisht pjesë e kësaj proteste, kuptova edhe më qartë se shqiptarët më në fund po e konsiderojnë atdheun e tyre si atdhe; po e shohin vendin si një hapësirë ku mund të jetohet dhe ku duhet të kthehen, e jo si një tokë nga e cila duhet të largohen. E admiroj qëndresën e tyre, sepse kjo dëshmon se kemi kujt t’i shërbejmë.

Populli shqiptar po përpiqet të kalojë nga vegjëlia drejt sovranitetit për të shprehur vullnetin e penguar dhe, pas kaq shumë vitesh, për të bërë kalimin nga ndërgjegjja personale te vetëdija kolektive, që mban thellë dhe pastër brenda vetes të trija kohët e njeriut.

Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit i përkas edhe unë, nuk trembet si brezi i prindërve tanë, i cili shpesh pranonte poshtërimin dhe shantazhohej nga nevoja për mbijetesë. Ky brez është pa komplekse dhe kërkon të shfaqë energjinë dhe lirinë e vet pa u kthyer në vegël apo në hije të pushtetit.

Hyrja ime në politikë ishte një vendim për të cilin më është dashur kohë që të gjeja guximin ta hidhja atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtuar, e që sot ndodhet në një dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe më shumë kohë derisa gjeta forcën për ta bërë realitet.

Shqiptarët janë të lodhur dhe nuk frymëzohen më as nga ju dhe as nga kasta e vjetër politike. Kjo ju ka çuar në një krizë të thellë legjitimiteti, e cila vështirë se mund të kapërcehet pa pasoja ose pa lëshime.

Ndërtimet, për të cilat qytetarët nuk janë pyetur kurrë, u bëjnë hije si tokës ashtu edhe qiellit. Mohuesit dhe rimohuesit e këtij vendi e kanë kthyer atë në një përzierje pa identitet dhe duket sikur shtyhen me bërryla mes tyre. Prandaj, me të drejtë, nuk besohet më te zhvillimi që ju shpallni.

Përçmimi ndaj revoltës së njerëzve të thjeshtë dhe kauzave si ajo e Rrjollit, Zvërnecit dhe shumë të tjerave ndër vite, ka ngritur një strukturë pakënaqësish që vështirë se shembet më.

Për ata që pyesin pse nuk fola më herët, përgjigjja është e thjeshtë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin dhe as ndjeshmërinë morale. Madje, me çdo mjet, ata përpiqen t’ia marrin frymën edhe përpjekjes më të vogël për të qenë ndryshe apo për të pasur mendim të lirë.

Jam e bindur se me botëkuptime tjetërsuese nuk mund të ndërtohen realitete të sigurta për të ardhmen. Prandaj ka ardhur koha të kalojmë nga ndërtimi i projekteve 3D te ndërtimi i një botëkuptimi tjetër, më autentik, të cilin kjo protestë po e mbjell dhe po e udhëheq më së miri; një botëkuptim ku i huaji nuk trajtohet më mirë se i yti, një mendësi që i jep shqiptarit të drejtën të jetë zot në shtëpinë e vet.

Armiqtë e vendit tonë pothuajse kurrë nuk kanë qenë të jashtëm, ashtu siç po përpiqeni t’i paraqisni edhe ju, por kryesisht të brendshëm, të fshehur mirë, të kollarisur dhe të pushtuar nga dalldia e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti.

Zoti Kryeministër, një zhvillim është i mirë vetëm kur u shërben njerëzve të vet dhe i mban ata në mirëqenie, pa i detyruar të bëhen emigrantë në tokë të huaj dhe turistë në vendin e tyre. Përndryshe, ky zhvillim bëhet i dhunshëm, nëse të detyron të harrosh kush je dhe kujt i përket.

Shqiptarët nuk kanë nevojë medoemos për të huajën; ata kanë nevojë për realizëm dhe për një zhvillim që respekton natyrën, pronën, përkatësinë tonë, vlerat dhe mbi të gjitha një zhvillim që nuk mohon parimin e solidaritetit me brezat që vijnë. Ata kanë nevojë për njerëz që i përfaqësojnë me ndërgjegjen e së nesërmes.

Si deputete, e kam parë nga afër dhe jam e bindur se edhe një pjesë e madhe e elitës politike nuk ka më besim te ju, por guximi për ta pranuar dhe për të vepruar mund të kërkojë ende pak kohë.

Njerëzit mund të përqafojnë një ideologji të caktuar vetëm në masën që ajo u garanton një perspektivë individuale dhe një siguri kolektive. Sot, në Shqipëri, të dyja këto po çalojnë rëndë.

Ditë pas dite, shqiptarët në shesh dhe ata që i mbështesin nga larg po japin mesazhin se nuk janë një popull i ndaluar dhe se nuk pranojnë më të mbeten të harruar. Kjo protestë është një lumë i rrëmbyeshëm që rrjedh në lëkurën e historisë dhe që nuk pranon më të trajtohet sikur nuk shihet dhe nuk dëgjohet.

Mosmarrëveshja mes shtetit dhe kombit sjell shkelje të rënda morale, aleanca pa parime, hedonizëm të verbër dhe në fund një kulm të ri të së keqes: përqeshjen e Shqipërisë. Dhe ky pokerizëm që po i bëhet vendit tonë po na çon verbërisht nëpër natë drejt përplasjes me ajsbergun.

Ende keni kohë ta ndalni këtë. Të shfuqizoni ligjet klienteliste dhe favorizuese, të mendoni për Republikën dhe për popullin shqiptar, i cili ka parë dhe ka përjetuar mjaftueshëm dhe që tashmë meriton të respektohet dhe të mbrohet.

Unë e di se ka shumë kumona që bien brenda jush, por di po ashtu se kryeministri nuk është mëkëmbësi i Zotit. Nëse hyjnorja nuk e kërkon kurrë legjitimitetin, kryeministri e kërkon atë periodikisht. Dhe nëse dëshironi që legjitimiteti t’ju rikthehet, atëherë dëgjojeni sheshin. Dëgjojeni ahun e popullit tuaj.

Nuk është detyrë e pushtetit ta bëjë njeriun të lumtur; detyra e tij është të krijojë kushtet që ai të mund të jetë i lumtur. Protestuesit nuk janë as libertinë dhe as jakobinë; janë shqiptarë të ndërgjegjshëm që kanë vendosur t’i rikthehen vendit, vetes dhe dinjitetit të tyre.

Nëse do t’jua doja të mirën, do t’ju uroja më pak pushtet dhe më shumë fisnikëri. Kjo mund të arrihet vetëm nëse kryeni aktin tuaj të fundit politik: dorëheqjen.

E di që ky vendim kërkon ndjeshmëri morale, fisnikëri politike dhe mbi të gjitha atdhedashuri. Uroj t’i gjeni sa më parë këto virtyte, që vendin që shqiptarët jua dhanë ta lini me dinjitet. Për këtë, ende jeni në kohë.

Sheshi po thërret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mundësinë të vendosë drejtësinë. Prandaj, si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republikës së Shqipërisë, ju bëj thirrje të veproni në emër të së mirës së përbashkët; në emër të asaj që është dhe jo të asaj që ju mendoni se është; t’i shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuaj.

Në mesazhet e fundit që kemi shkëmbyer, më keni thënë se do të mbetem vetëm e pa besim dhe se as njerëzit e maleve nuk do të më përfillin më. Por unë nuk kam frikë të ec vetëm; unë jam dhe do të mbetem Marjana e maleve, dhe tashmë e kam kaluar gardhin, pa kthim.


Shtuar 23.06.2026 16:14

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş