Klitschko-Putinit: Nuk më ke lënë zgjidhje tjetër, tani do të marrë armën dhe do të luftoj (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Kievit, Vitali Klitschko në një intevistë për ITV tha se nuk ka “zgjidhje tjetër veçse të marrë armët” pasi Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës, duke shtuar se ai “do të luftojë” Rusinë nëse shpallet lufta.

Ish-boksieri kampion i peshave të rënda tha se njerëzit e Kievit kanë armë dhe janë bërë ushtarë të gatshëm për të mbrojtur qytetin.

I pyetur nëse beson se është e mundur të shtyhet pushtimi, Klitschko tha: “Unë besoj. Unë besoj në Ukrainë, besoj në vendin tim dhe besoj në popullin tim.”

Ai tha se presidenti Putin ka humbur “krejtësisht” të gjithë ndjenjën e realitetit pasi filloi një “luftë të përgjakshme”.“Ne nuk kemi një numër të saktë, por ne dimë shumë, shumë shembuj të ukrainasve që vdesin në mes të sulmit të Rusisë”, vazhdoi ai.I pyetur nëse do t’i bashkohej civilëve dhe ushtarëve në luftimin e forcave ruse, Klitschko tha: “Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Më duhet ta bëj këtë”, duke shtuar: “Unë do të luftoj”.


Shtuar 24.02.2022 18:48