Klitschko në vijën e parë të frontit në Ukrainë: Jam gati të luftoj për atdheun

Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko është shprehur i gatshëm të dalë në fushën e betejës kundër rusisë.

Madje ai ka lënë pas kostumin e kryebashkiakut të Kievit dhe ka dalë në terren me petkun e ushtarakut, në mbrojtje të vendit nga agresioni rus.

Në një intervistë për një media gjermane, Klitschko tregon se është gati të luftojë dhe të japë jetën për Ukrainën dhe tregon se roli i tij në këto momente është të organizojë mbrojtjen civile të kryeqytetit.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus, Vladimir Putin, do të japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, u shpreh Klitschko.

Më tej, Klitschko kërkoi dhe ndihmën e vendeve të BE-së, e cila sipas tij në këto momente është më e nevojshme se kurrë më parë./albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 17:19