Klischko viziton qytetarët e strehuar në metro, publikon pamjet prekëse nga jeta nëntokë (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klischko së bashku me vëllain e tij, ish-kampioni i peshave të rënda në boks Wladimir Klitschko, vizituan qytetarët që janë strehuar në stacionet e metrosë, për t’u shpëtuar bombardimeve ruse.

Vëllai i Klischo-s shihet duke përqafuar një grua, e cila nuk mund të ndalte lotët, derisa në disa pamje tjera shihet duke ia mbajtur qenin një gruaje tjetër.

Kujtojmë që Ukraina ka hyrë në javën e dytë që po ballafaqohet me agresionin rus, ku Kremlini nuk po kursen civilët gjatë granatimeve.

 


Shtuar 4.03.2022 13:49