Sherbeti është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep bakllavasë shijen karakteristike.
Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet.
Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj, dhe ngurtësohet.
Kripa, sekreti kundër ngrirjes së sherbetit.
Ky produkt ka një aftësi që duhet patjetër tek ruajtja e bakllavasë për një kohë të gjatë.
Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin.
Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni tek sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë.
Përgatitja e sherbetit
Fillimisht përzieni sheqerin, kripën, lëkurën e limonit me ujin në një tenxhere.
Vendoseni në zjarr dhe nisni ta përzieni me telin e kuzhinës sa përbërësit të lidhen.
Nëse nuk e përzieni, sheqeri do të ngelet në fund të tenxheres dhe do të digjet, duke e prishur sherbetin tuaj.
Kur sherbet të fillojë të ziejë, ulni flakën e zjarrit tek më e ulëta.
Duhet ta lini të ziejë kështu për 30 minuta.
Kur doni një aromë më të fortë limoni, 10 minuta para se të largoni sherbetin nga zjarri hidhni 2 lugë çaji me lëng limoni.
Nëse e hidhni lëngun e limonit kur sherbetin e keni akoma duke zierë ai do të ngurtësohet./albeu.com