“Kjo është lulja që pastron tërësisht mëlçinë”, Ylli Merja tregon çfarë trajton tjetër ajo

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur për problemet e mëlçisë dhe trajtimet e saj. Ai tha se mëlçia duhet ruajtur nga dhjamosja dhe viruset.

Sipas tij indet e këtij organi dhjamosen kur kemi të bëjmë me lloje të ndryshme ushqimesh aq sa mëlçia nuk i indetifikon dot për të dërguar tretësit e posaçëm.

Merja tha se “alarmi” duhet ndezur kur fillojnë të varet barku dhe mëlçia e humb funksionin e saj.

Merja veçon bimën e tambëlgjakut për të pastruar mëlçinë duke pirë çaj 3 herë në ditë me një shkëputje të shkurtër e më pas duke iu kthyer kurës edhe për 15 ditë të tjera. Më tej Merja rendit edhe këshilla për një mëlçi të pastër e të shëndetshme./albeu.com