Kishte “specialitet” vjedhjen e varëseve të floririt nga qafa, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka arrestuar 29-vjeçarin Kristjan Arra, si autor të dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë në qytet. I riu dyshohet si autor i të paktën 7 vjedhjeve me dhunë nga qafa të bizhuterive të kushtueshme.

Njoftimi i policisë:

I mori më forcë varsen nga qafa një shtetaseje në rrugë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë po për vjedhje, njëkohësisht edhe i dënuar më parë për vjedhje.

29-vjeçari i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në  qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë  të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat të një pune të mirëorganizuar u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit:

K.A. 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër, i cili ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë,  i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore të strukturave të seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër,  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas dhe konkretisht:

  • Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases Xh. B.
  • Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.
  • Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.
  • Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit F. K., vegla të ndryshme pune.
  • Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Z. G.
  • Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”.


Shtuar 1.08.2021 10:44