Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

Ivanka Trump, dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC), sipas një raportimi të New York Post.

Mohammad Baqer Saad Dawood Al-Saadi, 32-vjeç, u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për një seri sulmesh terroriste dhe tentativa sulmesh në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të cituara nga media amerikane, irakiani kishte planifikuar të vriste vajzën e Donald Trump si hakmarrje për eliminimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm amerikan me dron në Bagdad në vitin 2020.

“Ishte i fiksuar pas idesë për të djegur shtëpinë e Trump-it ashtu si ai dogji tonën”, deklaroi për New York Post Entifadh Qanbar, ish-zëvendës atashe ushtarak i ambasadës irakiane në Uashington.

 

 

Sipas raportimit, Al-Saadi kishte siguruar edhe planin e rezidencës luksoze të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në Indian Creek Island, pranë Miami Beach në Florida, pronë me vlerë rreth 24 milionë dollarë.

Ai thuhet se publikoi në rrjetet sociale edhe një hartë të zonës ku ndodhet banesa e çiftit, të shoqëruar me një mesazh kërcënues në gjuhën arabe.

“U them amerikanëve të shikojnë këtë fotografi dhe të kuptojnë se as pallatet tuaja dhe as Shërbimet Sekrete nuk do t’ju mbrojnë. Ne jemi në fazën e survejimit dhe analizës. Hakmarrja jonë është çështje kohe”, shkruante ai.

 

 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, e akuzon 32-vjeçarin për 18 sulme ose tentativa sulmesh ndaj objektivave amerikane dhe hebraike në Evropë dhe SHBA.

Mes akuzave përfshihen zjarrvënia në një degë të Bank of New York Mellon në Amsterdam, të shtënat ndaj konsullatës amerikane në Toronto, si dhe sulmi me thikë ndaj dy hebrenjve në Londër.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Al-Saadi, kishte lidhje të ngushta me Qasem Soleimanin dhe më vonë me pasardhësin e tij, gjeneralin Esmail Qaani.

Sipas mediave amerikane, ai mbahet aktualisht në izolim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ndërsa hetimet për aktivitetin e tij vazhdojnë.


Shtuar 23.05.2026 08:03

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swap