Kishte mbjellë kanabis mes shkurreve dhe baltës, si e tradhëtoi nervozizmi 40 vjeçarin shqiptar përballë policisë

‘Një serë e krijuar si një vepër arti, midis shkurreve dhe baltës përgjatë brigjeve të lumit Lambro në Itali, kontrollohej nga një shqiptar’, raportojnë mediat italiane.

Sipas tyre, sera ishte ngritur në një vend shumë të largët dhe e vështirë për tu gjetur.

Por si arriti policia në gjurmët e shqiptarit? Gjithçka filloi në Desio, kur karabinierët ndaluan një makinë, e cila drejtohej nga një shqiptar. 40-vjeçari u shfaq i nervozuar në momentin kur u ndalua nga policia, ndërsa kur u pyet tha se ka qenë në shtëpinë e kushëririt që jeton në këtë zonë.

Kjo përgjigje nuk e bindi policinë, të cilët vendosën ta shoqërojnë në komisariat shqiptarin. Nga kontrolli në makinë, karabinierët ndiejnë një erë të fortë të marijuanës.

Hetimet e mëvonshme të kryera kundër 40-vjeçarit lejuan ushtrinë të rikuperonte disa imazhe që e portretizuan atë brenda një plantacioni marijuani.

Më pas, me ndihmën e karabinierëve të tjerë në Monza, u zbulua sera përgjatë brigjeve të lumit Lambro afër Enrico Fermi.

Gjatë operacionit u gjetën rreth 85 bimë narkotike. Burri, i arrestuar nën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës, u shoqërua në burg në Monza.


Shtuar 28.07.2021 21:50