Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij në Rimini i është gjetur gati 1 kg kokainë.
Sipas mediave vendase, i riu shqiptar ishte nën vëzhgimin e policisë prej disa kohësh për shkak të lëzijeve të dyshimta të tij dhe disa informacioneve të marra në rrugë informative. Mëngjesin e 10 gushtit policia e Riminit rrethoi shtëpinë e tij, për të parandaluar arratisjen apo fshehjen e drogës, duke simuluar një kontroll nga zyra e emigracionit.
Ata hynë brenda për të kryer një kontroll në shtëpi dhe brenda një grope poshtë bidesë në banjo gjetën 302.37 g kokainë të ndarë në copa të shumta me peshë të ndryshme, një shufër precize dhe 5685 € në para. Në sajë të zhvillimit të informacionit të parë të mbledhur, më pas, u identifikua një dhomë magazinimi brenda së cilës, pasi u hap dera me forcë, u gjet 745,49 g kokainë, lëndë prerëse, material për paketimin e dozave dhe një makinë për paketimin me vakum.
Me urdhër të prokurorit, shqiptari u dërgua në burgun lokal në pritje të gjykimit të vlefshmërisë.