Kishte frikë nga ndarja me bashkëshorten, pronari i hotelit tregon si italiani iku pa paguar dasmën

Vasil Bedinaj, pronar i Hotel “Rexhina” në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet.

Ai tregoi se italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.

“Është një rast i izoluar, pas shumë vitesh eksperiencë, zotëria në fjalë është martuar me një shqiptare, ka bërë dasmë ka ndenjur një pjesë e të ftuarve për rreth 1 javë, janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij, nuk kam pasur shumë informacion, por menaxherët i kanë bërë të gjitha. Është një urdhër pagesë që ka bërë nga telefoni, jo cek fals, por urdhër pagesat i bëjnë çdo kush nga telefoni, por nuk dihet nëse ke lekë apo jo. E kemi kuptuar që në fillim që kishte diçka që nuk shkon, por ne nuk e shfaqëm, për të shmangur prishjen e eventit, e lamë deri sa të mbaronte eventi, ditën e fundit do flisnim me dhëndrin. Ai ka garantuar që do bënte pagesën, por ishte e diel, dhe nuk konfirmohej dot pagesa. Fati i mirë, pasi bëmë publike mediat, ai më telefonoi lut që të ndalnim këtë histori se po “më ndan dhe gruaja dhe kjo ishte gruaja e katërt”. Italianëve të jugut i pëlqejnë këto aventura, i ofruam makina me qira, muzikë, akomodimi në hotel”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Italiani akomodoi për një javë të gjithë të ftuarit e tij në dasmë në hotel ne Vlorë. Ai bëri ceremoninë martesore me anë të së cilës kurorëzoi dashurinë me një shqiptare dhe u largua duke lënë si pagesë një çek fals. Pasi kjo gjë u zbulua, faqja zyrtare e hotelit publikoi foton e italianin duke e denoncuar atë për mashtrim.

Shtuar 5.07.2021 16:14