Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos të Greqisë.
Një 55 vjeçar i cili kishte dalë për të gjuajtur ka qëlluar aksidentalisht veten.
Të lidhura
None found
Sipas rodiaki.gr, gjahtari ndodhej në një zonë të paarritshme pranë Kalathos (Panagia Tryfenitsa). Në rrethana ende të paqarta, arma e gjahut i ka rënë dhe ka mbetur i plagosur në pjesën e sipërme të këmbëve.
Gjuetari ka kontaktuar me EKAV dhe ka kërkuar ndihmë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe efektivët e EKAV-së si dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Rodosit.
Operacioni i shpëtimit zgjati 2 orë, pasi zona është jashtëzakonisht e vështirë për t’u aksesuar. Gjuetari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com/
