Kishin “zaptuar” vijën bregdetare në Himarë, sekuestrohen 130 shezlonge pa leje, procedohen 4 persona

Policia e Himarës gjatë kontrolleve në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit ka sekuestruar 130 çadra dhe shezlongë.

Autoritet gjithashtu kanë njoftuar se ka nisur një precedim penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit me iniciale M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftim policie

Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë.

Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 12:04