VIDEO/ Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet babai në Krujë, në kërkim djali i tij

Policia e Krujës ka finalizuar fazën e dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Në kuadër të këtij operacioni u asgjësuan 140 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.

Në prangat e policisë ka rënë një shtetas, ndërsa u identifikua she shapll në kërkim djali i tij.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 1.06.2023 15:33

Tags: ,