Kishin kryer 68 grabitje në dy muaj, arrestohen 3 “skifterat” shqiptarë në Francë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi akuzohen për grabitje. Mediat e huaja shkruajnë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre shqiptarët kanë kryer 68 vjedhje në vetëm dy muaj.

Ata grabisnin shtëpi, bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë. Dëmi i llogaritur për të gjitha vjedhjet e kryera arrin të paktën 200 mijë euro, sqarojnë autoritetet vendase.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë publik, ndërsa raportohet se ata ishin emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në shtetin francez vetëm për të kryer vjedhjet.

Tre shqiptarët janë vendosur në paraburgim, dhe pritet që të dalin para drejtësisë.


Shtuar 13.12.2023 12:02