Kina dhe Rusia bashkojnë forcat kundër Perëndimit

Forcat e armatosura të Kinës dhe Rusisë synojnë të forcojnë më tej lidhjet e tyre.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, gjenerali Valery Gerasimov zhvilloi bisedime me homologun e tij kinez Liu Zhenli përmes një video-telefonate, njoftoi të premten ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Zëvendësministri i Parë i Mbrojtjes, gjenerali Valery Gerasimov zhvilloi bisedime përmes videokonferencës me shefin e Departamentit të Shtabit Ushtarak të Kinës, gjeneral-kolonelin Liu Zhenli, i emëruar në këtë post në Mars 2023”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Përpjekjet e koordinuara të Rusisë dhe Kinës në skenën ndërkombëtare kanë një efekt stabilizues në situatën globale, tha Gerasimov gjatë bisedës video.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi-Kinë mund të shërbejnë si shembull për këtë, theksoi Gerasimov.

Praktika e përbashkët operative dhe e stërvitjes luftarake Rusi-Kinë duhet të mbetet një fushë prioritare, tha Gerasimov.

/Albeu.com./


Shtuar 9.06.2023 12:38