Këto zakone dobësojnë sistemin tuaj imunitar

Viruset janë diçka me të cilën jemi mësuar gjatë gjithë këtyre viteve, megjithatë në këtë kohë duhet të jemi edhe më të kujdesshëm sepse përveç viruseve të thjeshta, edhe Covid-19 ka pushtuar jetën tonë.

Më poshtë albeu.com ju tregon se cilat janë zakonet që dobësojnë sistemin tuaj imunitar:

Merrni shumë ilaçe. Marrja e ilaçeve ka avantazhe, por edhe disavantazhe. Ilaçet mund të jenë aleati juaj, por nëse e teproni, ka mundësi që të dobësoni sistemin tuaj imunitar. Nëse sëmureni, duhet të ndiqni me kujdes udhëzimet e mjekut. Mos merrni shumë medikamente, veçanërisht antibiotikë, pasi një trajtim i tillë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Antibiotikët vrasin bakteret e këqija dhe ato të mira, duke e bërë sistemin tuaj imunitar të paaftë të aktivizohet shpejt herën tjetër që të sëmureni.

Mentaliti pesimist. Është e vështirë të besohet, por produktiviteti i sistemit imunitar varet, ndër të tjera, nga mentaliteti juaj. Psikologët thonë se shëndeti mendor i trupit dhe shëndeti fizik janë të lidhura ngushtë. Njerëzit që e shohin botën me ngjyra të errëta zakonisht sëmuren më shpesh se optimistët. Mendimet negative dhe mungesa e besimit në aftësitë tuaja, ju bëjnë më pak rezistent ndaj stresit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Mosrespektimi i higjienës personale. Edhe fëmijët e vegjël e dinë se duhet t’i lani duart sa më shpesh me sapun. Fatkeqësisht, të rriturit shpesh e shpërfillin këtë rregull të rëndësishëm. Është koha për të kuptuar se ky zakon mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj fizik. Duhet të kujtojmë gjithmonë se larja e duarve është mënyra më e mirë për ta parandaluar atë./albeu.com


Shtuar 29.12.2021 22:10