Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjitë

Gjatë ditës të gjithë kemi luhatje në energjive tona. Kjo mund të jetë për shkak të një numri faktorësh dhe dieta është një prej tyre.

Dhe kjo ka kuptim, pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ka ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelet e saj. Shikoni më poshtë disa prej tyre.

Ushqimet e skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura në kombinim me mungesën e fibrave ngadalëson tretjen, kështu që i duhet një kohë e gjatë që trupi të shfrytëzojë lëndët ushqyese që i nevojiten për të prodhuar energji.

Makarona të bardha: Karbohidratet e përpunuara, të tilla si ato që gjenden në spageti të bardhë, bukë të bardhë dhe oriz të bardhë, bëjnë që sheqeri juaj në gjak të luhatet ndjeshëm, gjë që përkthehet në një luhatje të mprehtë të niveleve tuaja të energjisë.

Drithërat që kanë sheqer: Sasia e madhe e sheqerit që ata kanë në kombinim me përmbajtjen e ulët të fibrave çojnë në “kriza” të urisë dhe përgjumjes gjatë ditës. Drithërat janë zgjidhja më e mirë, pasi fibra siguron një rrjedhje të qëndrueshme të energjisë për orë më të gjata./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 13:10