Këto janë përfitimet që i keni nga pastrimi i lëkurës me ujë të ftohtë

Jemi mësuar të mendojmë se dushi i ftohtë mund të ju japë energji dhe të ju ndihmojë të zgjoheni në mëngjes. Por dushi me ujë të ftohtë ka gjithashtu një sërë përfitimesh bukurie.

Bërja e dusheve të shkurtra me ujë të ftohtë është një truk i thjeshtë bukurie që mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në lëkurën tuaj.

Dushi i ftohtë ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut. Për fytyrën tuaj, kjo mund të nënkuptojë një pamje të freskët rrezatuese. Mjafton dushi në ujë pak të ftohtë apo edhe të vakët.

Zakoni për të bërë dush të ftohtë çdo ditë ndihmon lëkurën tuaj të qëndrojë më e re për më gjatë. Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi juaj çliron hormone dhe kimikate të trurit që luftojnë stresin.

Studimet sugjerojnë se stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në shumë sisteme në trup.

Një dush i ftohtë dërgon një sasi dërrmuese të impulseve elektrike në tru dhe stimulon lirimin e “hormoneve të lumturisë” ose endorfinës. Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet tuaja të stresit bien dhe do të jeni më pak të prirur për të përjetuar një sërë problemesh të lëkurës si puçrrat.

Ndërsa uji i nxehtë mund të heqë disa nga vajrat mbrojtës që prodhon lëkura juaj, uji i ftohtë do të zvogëlojë përkohësisht poret tuaja. Gjithashtu ndihmon për t’i dhënë vitalitet fytyrës tuaj dhe rrit shkëlqimin e lëkurës tuaj.

Teksa dushi i nxehtë mund të shkaktojë skuqje, uji i ftohtë bën pikërisht të kundërtën. Për ata që vuajnë nga kruajtja e lëkurës, dushi me ujë të ftohtë mund t’ju ndihmojë të kapërceni ndjesinë e gërvishtjes. Ftohja e lëkurës duke bërë dush të ftohtë gjithashtu ndihmon në reduktimin e kruajtjes intensive, sipas një studimi, shkruan BrightSide.


Shtuar 18.08.2023 14:53