Këtë vit 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, Rama: E mbajtëm premtimin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit.

Lajmin shefi i ekzekutivit e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook-un e tij ku nënvizoi se që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes.

Kujtojmë se për lindjet ndahen 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur

***që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë./albeu.com/

 


Shtuar 14.08.2021 08:37