Kërkoi informacion për çështjen “McGonigal”, Salianji: Ende asnjë përgjigje nga SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha sot nëpërmjet një komunikate për shtyp se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga SPAK, në lidhje me pyetjete që ai i drejtoi institucionit për ccështjen McGonigal.

Salianji bëri me dije se kanë kaluar 15 ditë që nga dita që ai nisi kërkesën e tij drejt SPAK-ut për informacion rreth çështjes.

Por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Ndërkohë tha se Ministria e Brendshme i ka kthyer përgjigje pytjeve të tij. Në përgjigjien e kthyer nga MB sqarohet se asnjë zyrtar i këtij dikasteri nuk kishte pasur takime me ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ndërsa sa i takon kërkesës së bërë ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror për informacion mbi ish zyrtarin e FBI-së, Salianji tha se në përgjigjien e kthyer, thuhet se ky institucion i përgjigjet vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Nga ana e kryeministrit përdoren dhe keqpërdoren kauza me interes publik. I kam dërguar një shkresë autoritet të dosjeve për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. Farsa me hapjen e hapjen e dosjeve ishte thjesht një lojë politike dhe kush ra në grackë ra. Dhe koha tregoi që institucionet përdoren, në këtë rast edhe parlamenti edhe autoriteti është përdorur për luftën për kundërshtarin politike dhe nuk ka hapje dosjesh”, tha ai./albeu.com/