Kërkoi azil politik në Shqipëri, gazetari turk deportohet drejt vendit të tij

Ahmet Emre Olur, gazetari turk, është deportuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Burime bëjnë me dije se autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

Sipas të dhënave ai është deportuar në orët e para të mëngjesit.

Emre Olur ka lindur në vitin 1996 në Bahçelievler të Stambollit, raporton abcnews.al.

Ai njihet si “këshilltari i shtypit” i kreut të një organizate kriminale, Sedat Peker. Pra Olur është zëdhënësi për mediat i Sedat Peker.

Ky i fundit prej dy vitesh nuk ka shkelur më në tokën turke, për shkak se sipas mediave turke ka një konflikt të hapur me ministrin e Brendshëm të këtij shteti, për shkak të aktiviteteve kriminale mes grupeve të ndryshme në Turqi.

Prej dy vitesh ai, nuk ka pasur një vendqëndrim fiks, pasi siç raportojnë mediat turke, Sedat Peker, ka qëndruar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Egjipt, ndërsa aktualisht ndodhet në Dubai, ku edhe ka njerëzit e tij, përfshirë edhe Emre Olur.

Mediat turke raportojnë një detaj të rëndësishëm, për Emre Olur, për të cilinë shkruajnë se dyshohet të ketë nënshtetësi shqiptare. Sipas gazetarëve turq, Olur është thirrur nga autoritet shqiptare, vetëm disa ditë pasi ai kishte udhëtuar drejt Dubait. Mësohet se autoritete shqiptare kanë pretenduar se turku Emre Olur kishte probleme me dokumentacionin, për këtë arsye e kanë thirru për verifikime të mëtejshme. Në momentin që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë, është ndaluar dhe po mbahet në komisariatin e Rinasit. Olur sipas mediave turke është tentuar që të niset drejt Turqisë, por në këtë moment kanë ndërhyrë avokatët shqiptar, duke thënë se atij i rrezikohej jeta.

Mediat turke, Emre Olurin e cilësojnë si “konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Peker kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe drejtuesve të lartë dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli në pah, pasi Peker përgjigjet në rrjetet sociale i jepte në emër të kreut të organizatës kriminale.

Prej të paktën 6 muajsh, Peker postonte vetëm me profilin e Emre Olur, duke shmangur profilin e tij zyrtare në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale.


Shtuar 18.09.2022 10:49