Kërkoi 12 mijë € nga familja e një të dënuari, SPAK lë në burg avokatin e njohur

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” avokatit Lavdosh Shehu, bëjnë me dije burime për Abcnews.al.

Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro nga familje e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

Hyseni është i dënuar në Itali dhe ndodhet i burgosur në vendin fqinj. Që në 2020 avokati i kishte marrë familjes së Hysenit 5 mijë euro dhe të tjerat do t’i merrte kur të përfundonte puna. Nëna e Hysenit fillimisht ka kërkuar që çështjen ta ndiqte përmes një emisioni investigativ dhe më pas i është drejtuar SPAK-ut me kallëzim.


Shtuar 25.10.2021 11:09