Liverpooli po vijon negociatat me Paris Saint-Germainin për Bradley Barcolan, ndërsa përfaqësuesit e dy klubeve janë në kontakt të përditshëm. Megjithatë, pretendimet financiare të kampionëve francezë po e bëjnë marrëveshjen të vështirë.
Të lidhura
None found
Barcola i ka dhënë “dritën jeshile” Liverpoolit dhe dëshiron të largohet, ndaj arritja e një marrëveshjeje për kushtet personale nuk përbën problem. Pengesa kryesore mbetet shuma që duhet paguar për transferimin.
Fabrizio Romano raporton se PSG-ja mund të mos bindet as nga një paketë prej 120 milionë eurosh, pasi klubi parisien kërkon një tarifë edhe më të lartë për sulmuesin francez.
Liverpooli e ka bërë të qartë shumën që është i gatshëm të ofrojë, por vlerësimi i tij për futbollistin është dukshëm më i ulët se çmimi i vendosur nga PSG-ja.
Barcola është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Liverpoolit për repartin ofensiv, të cilin klubi synon ta përforcojë veçanërisht pas largimit të Mohamed Salah.
