“Këndo një këngë për gruan”, historia e trishtë e çiftit që humbën jetën nga Covid! Kërkesa e veçantë e burrit ndaj infermieres (VIDEO)

Rrëfimi i një infermiereje në Serres, Greqi për një çift që humbi betejën me koronavirusin thyen zemrat. Ndihmës infermierja Stella Hinaki, i këndoi pacientes që ishte e shtruar në spital me Covid, pasi bashkëshorti i saj e kërkoi një gjë të tillë.

Ajo përshkruan me emocion ngjarjen me çiftin, të cilët ndërsa po trajtoheshin në spital në reparte të veçanta, burri i kërkoi asaj t’i këndonte një këngë gruas së tij. Infermierja rrëfehet mes lotësh, ndërsa thotë se të dy ata humbën jetën disa ditë më vonë.

Të lidhura

None found

Burri ishte mjek dhe e pyeti infermieren për gruan e tij që ishte në një repart tjetër: “Çfarë po bën gruaja ime? “A mund të shkoni t’i kushtoni një këngë asaj?”

“Shkova dhe bëra dedikimin. “Familjet po humbasin”, tha infermierja. E pyetur se cilës këngë i ka kushtuar, ajo tha se është shumë e ngarkuar dhe nuk mund ta thotë.

Infermierja nuk ka harruar të falënderojë kolegët dhe drejtorin e repartit, për dashurinë dhe mbështetjen që i tregojnë njëri-tjetrit dhe të kërkojë nga bashkëqytetarët që të vaksinohen që të mos përjetojmë situata të tjera të vështira./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 11:09