“Kemi nevojë për mbrojtje”, Zelenskyy i kërkon NATO-s të ndihmojë në mbrojtjen e centraleve bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të ndihmojnë në garantimin e mbrojtjes së objekteve bërthamore të Ukrainës.

Kievi ka akuzuar Moskën për sulme të përsëritura në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, me sulmet e fundit që ndodhin këtë fundjavë, ndërsa në një adresim përmes videos, Zelenskyy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të veprojnë.

“Të gjitha kombet janë të interesuara që të mos kenë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore”, tha ai, ndërsa shtoi se të gjithë kanë nevojë për mbrojtje të garantuar nga sabotimi rus në objektet bërthamore.


Shtuar 21.11.2022 16:45