“Kemi arritur një lloj marrëveshjeje”, Vuçiç flet pas takimit 10-orësh me Kurtin: Duhet ende të bisedojmë për disa pika

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është arritur “një lloj marrëveshjeje” dhe është i lumtur për këtë.

“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë”, tha presidenti serb.

Kurti dhe Vuçiç, për mbi 10 orë, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, diskutuan për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatërve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë goxha e gjatë”, tha Vuçiç.

Këtë propozim, dy liderët e pranuan gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel./Albeu.com/