Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj lëshoi ndaj tij pak kohë më parë, ku tha se kreu i qeverisë dhe koordinatori i tij me krimin e organizuar, Ergys Agasi, konsumojnë verën që kushton 33 mijë euro.
Teksa i kthen përgjigje një komentuesi në “Facebook”, Rama e ka quajtur shpifje këtë deklaratë të Ahmetajt.
Më tej, ai tha se shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar, e po ashtu ai i ka kërkuar komentuesit nëse ka prova.
“Ku e di ti këtë?
Të lejon Zoti yt të shpifësh. Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar. Do thuash e ke dëgjuar por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë? Qenka fiksuar shishja 33 mijë euro”, deklaroi kryeministri.