KAS vendosi të mos përsërisë zgjedhjet në Gjirokastër, LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor

Pas vendimit të KAS për të mos përsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Përmes një shkrese zyrtare, LSI kërkon rrëzimin e vendimit të KAS.

Për Gjirokastrën LSI kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Dropullit dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për gjithë qarkun, por KAS i rrëzoi duke lënë në fuqi rezultatin e 25 prillit./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 15:41