Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për Qarkun Tiranë dhe kërkesën e kandidatit të pavarur Boiken Abazi, për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci, në Tiranë.
Nga këto ankimime është kërkuar pavlefshmëri e zgjedhjeve të 25 prillit dhe ripërsëritje e tyre.
Gjatë mledhjes, KAS ka kërkuar informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve)./albeu.com