KAS rrëzon kërkesën e PD, nuk shkarkon kryebashkiakun e Mallakastrës

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin nga detyra të kreut  të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Ismailaj ka rezultuar me probleme me ligjin e dekriminalizimit. Ai rezulton i dënuar në Greqi me 3 vite burg. Ndërkaq, prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Lënien në fuqi të vendimit për shqyrtimin e rezultatit të verfikimit të Qerim Ismailaj, kryetari i Bashkisë Mallakastër Qarku Fier”, thuhet në njoftimin e KAS./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 12:13