KAS rrëzon kërkesën e Bojken Abazit për të marrë kamerat e QV-ve në shkollën Arben Broci

Aktivisti dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi vetëm pak kohë më parë bëri një kërkesë për të marrë kamerat e QV-ve në shkollën Arben Broci, Tiranë.

Kjo pasi sipas tij, rezultati ishte manipuluar dhe ai kishte marrë më shumë vota.

Ditën e sotme në mbledhje, KAS e ka rrëzuar kërkesën e Abazit.

“KAS pasi u tërhoq për vendimin në lidhje me provat e depozituara për këto kërkesa ankimore dhe për provat që të merren shtesë, vendosi që të administrojë të gjitha provat e depozituara nga palët ankimore se bashku me kërkesat ankimore dhe ato që u depozituan nga përfaqësuesi i PD-AN. Të rrëzojë kërkesën e kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë. Të rrëzojë me shumicë votash  kërkesën e PD AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Të rrëzoje më shumicë votash kërkesën e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Borci’ dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë. Në zbatim të nenit 36 të kodit zgjedhor pika dy, dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali që është këqyrja e  pajisjeve të identifikimit biometrik për qarkun Tiranë dhe të qarqeve të tjera të administrohen si provë. Kërkojmë që materialet filmike nga ora 18:50 derisa të ketë funksionuar kamera  në QV të pretenduar nga Bojken Abazi, po ashtu të administrohet si provë”, tha relatori i KAS. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 14:04