Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për marrjen e një eksperti të huaj për ekpertimin e pasjisjeve elektronike në bashkinë e Kamzës, ndërsa ka hapur kutitë për numërinin e votave në bashkinë e Belshit.
Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit.
Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” , ku sipas tyre, tregojnë që ka pasur parregullsi në votime.
Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.
Për sa i përket ankimimit të Rrogozhinës u rrëzua kërkesa e këtij koalicioni për ta shpallur të pavlefshme fletët e votimit të burgut që ndodhet në këtë bashki, dhe u miratua tabela përfundimtare pas rinumërimit që u krye në KQZ./albeu.com/