Karantinë për shqiptarët nga Greqia, Komiteti i Ekspertëve paditet në gjykatë

Ditën e djeshme Komiteti i Ekspertëve vendosi 2 javë karantinë për të gjithë shtetasit që vijnë nga Greqia apo nga Maqedonia në Shqipëri.

Ky vendim vjen 5 ditë para zgjedhjeve për dy vendet fqinje ku një numër të madh shqiptarësh të cilët tashmë nuk mund të marrin pjesë në këtë proces.

Sot LSI ka ka dorëzuar në Gjykatën  Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve duke e quajtur anti kushtetuese.

REAGIMI NGA LSI: 

Ditën e sotme  Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën  Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi absurd të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën… /albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2021 12:07