EMRI/ Vihet në pranga i shumëkërkuari nga Spanja (VIDEO)

Ende vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ditën e sotme është kapur dhe vënë në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Të lidhura

None found

K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./albeu.com